Rasti Valbuena, pretendohet se Benzema tentoi t’iu jap para shantazhuesve

Karim Benzema, reprezentuesi francez dhe sulmuesi i Real Madrid-it, pretendohet se ka tentuar të ndihmojë kolegun nga reprezentacioni Mathieu Valbuen duke u përpjekur që t’u paguajë 150 mijë euro shantazhuesve, pohon gazeta spanjolle “OK Diario”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Portali francez i sportit “Sport 1” konfirmoi se në transkriptin e poseduar tregohet se si Benzema tentoi të shantazhojë Valbuena-n.

Gazeta spanjolle “OK Diario” pohon të kundërtën. Siç theksohet, Benzema tentoi t’i ndihmojë bashkëlojtarit të reprezentacionit me atë që u ofroi 150 mijë euro personave të cilët Valbuenan e shantazhonin për shkak të video-xhirimit me përmbajtje seksuale.

Kjo gazetë pohon se Benzema asnjëherë nuk ka ushtruar trysni mbi mikun, por e ka paralajmëruar për rrezikun e situatës në të cilën gjendet. Po ashtu ka qenë i gatshëm edhe të ofrojë para për të zgjidhur rastin.

Gazetari i kësaj gazete shkroi se Benzema para tre javëve në rrjetin social vendosi një fotografi me Valbuenan në të cilën feston golin me komentin “shpifja është armë e ziliqarit”.

Pas dhënies së dëshmisë në Gjykatën franceze, Benzema iu kthye stërvitjeve në klubin e tij dhe mund të jetë gati për El Clasico-n gjatë të shtunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button