Ahmeti: Raporti është një pasqyrë reale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pranuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2015 nga ana e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav.

Ahmeti vlerësoi se raporti është një pasqyrë reale e situatës së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë dhe paraqet obligim për institucionet e vendit që të veprojnë në përputhje me pritshmëritë e Brukselit. Siç thuhet në njoftim, ai është i kënaqur që Komisioni Evropian që ka përsëritur rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa kushtëzimet i sheh si standarde të cilat duhet t’i plotësojë vendi dhe si detyrim për të gjitha partitë politike në vend.

Në lidhje me situatën e përgjithshme politike, Ahmeti vlerësoi që zbatimi i obligimeve nga Marrëveshja e Qershorit dhe Korrikut do të krijon kushte për zgjedhje të drejta dhe të lira si parakusht për stabilitet dhe siguri në vend dhe rikthim të fuqishëm të agjendës së integrimit Euro-atlantik.

“Reformat sistemore duhet të zbatohen, por njëkohësisht, partitë politike në Maqedoni, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, duhet që të shohin mundësinë e tejkalimit të sfidës më të madhe me të cilën ballafaqohet Maqedonia, atë të zgjidhjes së çështjes së emrit me fqinjin tonë jugor. Ky proces do të kontribuojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet me fqinjët, por edhe do të nxisë zhvillimin ekonomik, investimet e huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.” – thotë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button