Gostivar, miratohet projekti për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm

Në mbledhjen e grupit punues të përbërë nga përfaqësues të Komunës së Gostivarit, Ndërmarrjes Publike Komunale, Ministrisë së Ambientit dhe planifikimit hapsinor dhe qeverisë së Zvicrës, është aprovuar projekti për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në Gostivar.

Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrja Publike “Komunalec” në bashkëpunim me Departamentin Zviceran Federal për Çështje Ekonomike (SECO), sipas tyre, janë në vijim e sipër të realizimit të aktivitetet të parapara dhe që synojnë rehabilitimin e plotë të sistemit të ujësjellësit në qytet dhe në disa fshatra përreth.

“Aktivitetet e projektit do të rezultojnë për të pasur sistem të përmirësuar të ujit përmes krijimit të infrastrukturës së nevojshme. Po ashtu, kualitet të përmirësuar të furnizimit me ujë të pijshëm, kushte të përmirësuara për përdorim efikas të resurseve ujore, zhvillim të planit kryesor për ujë të pijshëm, por edhe parakushte të zgjeruara për përmirësime të ardhshme dhe të vazhdueshme të sistemit. Aktivitetet  përfshijnë ndërtimin e gypave ndërlidhëse në drejtim të sistemit për trajtim të ujit të pijshëm, ndërtimin e një ujëmbledhësve, si dhe implementim të masave urgjente për minimizim të humbjes së ujit. Po ashtu, janë përgatitur planet për zgjidhjen e problemeve për furnizim me ujë të fshatrave Forinë dhe Çegran. Ekspertët e projektit do të realizojnë sistemin për monitorim të ujit dhe do të kryejnë mbrojtjen e ujit nga burimet. Me investimin zviceran (SECO) me vlerë prej 2.7 milion franga u arrit të sigurohet master plani dhe të bëhet i mundur ndërtimi i rezervuarit të ri të ujit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button