Kerr do fillojë aktrimin?

Miranda Kerr, është një nga modelet më të kërkuara në botën e modës.

Por në të ardhmen të gjithë fansat e saj mund ta shohin Kerr edhe në ekranin e madh.

Kjo sepse, ajo ka treguar që dëshiron të hyjë në botën kinomatografike, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo engjëlli nga Victoria’s Secret njëherë nuk është e gatshme që ti përkushtohet aktrimit.

“Përpara se të më lindte djali unë punoja gjashtë ditë në javë, e për një film duhet të përkushtohesh e tëra së paku tre muaj”.

“Kam pasur shumë oferta por për momentin nuk jam e interesuar”.

 Nëse Kerr futet në botën e aktrimit kjo nuk do të ishte hera e parë, kjo sepse supermodelja në vitin 2007 ka qenë në një prej episodeve të serialit të njohur amerikan “How I Met Your Mother”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button