Facebook Messenger, ja ndyshimet e reja (Foto)
Kur të bëni një fotografi me shokë, do të merrni një njoftim për t’ua dërguar fotografinë edhe atyre përmes Messenger. Për momentin, kjo veçori e re është në dispozicion vetëm në Australi.
Kështu, Facebook është duke aplikuar teknologjinë e njohjes së fytyrës direkt në kamerën tuaj, kështu që t’i skanojë fotografitë që ende nuk i keni postuar.
Kur dilni në fotografi me një apo disa shokë, Facebook do t’ua njohë atyre fytyrat dhe do t’ju sugjerojë që t’ua dërgoni atyre fotografinë përmes aplikacionit.
Kur e bëni fotografinë, Facebook do t’ua dërgoj një njoftim të menjëhershëm duke iu sugjeruar që ta shpërndani fotografinë me ata të cilët e bëtë foton. Ju mund ta prekni “send” direkt nga ekrani.
Facebook e ka lëshuar një përditësim për iOS dhe Android në Australi sonte, dhe pas Australisë pritet të vijë edhe tek ne.