Ja pse duhet të mbash një kafshë në shtëpi

Të mbash në qen në shtëpi, mund të ulë rrezikun e astmës deri 15% tek fëmijët tuaj, tregon një studim i fundit i botuar në revistën shkencore “JAMA Pediaric”, në Suedi. Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e 1 milionë fëmijëve të lindur prej vitit 2001 deri në vitin 2010 në Suedi, që kanë patur të regjistruar një qen ose një kafshë shtëpiake.

Qëndrimi pranë qenit në vitin e parë të jetës, ul më 15 % predispozitën ndaj azmës, ndërkohë për ata që janë rritur praninë e një kafshe tjetër, si ato të fermave, rreziku ulet deri në 52 %. Sipas kësaj hipotezë të higjienës, ekspozimi i hershëm nga mikrobeve dhe parazitëve, lejon zhvillimin e sistemit imunitar në mënyrë të duhur për t’u mbrojtur në të ardhmen.

“Studimet e mëparshme kanë treguar se të rritesh në një fermë, ul me mbi 50 % rrezikun nga astma dhe alergjitë. Në këtë studim, donim të zbulonim nëse kjo lidhje ishte e vërtetë edhe për fëmijët që rriten me qen në shtëpi”, thotë Dr. Tove Fall, nga Universiteti  “Uppsala” në Suedi që ka ndjekur studimin. /noa.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button