Ermira Mehmeti: Duhet të rritet përgjegjësia e politikanëve

Në diskutimin e sotëm në Kuvend rreth ligjit për Kodin zgjedhor pozita dhe opozita edhe përkundër replikave dhe kundërreplikave në një çështje janë pajtuar se kodi zgjedhor, i dalur nga Marrëveshja e Përzhinos është vetëm një hap drejt zgjedhjeve fer dhe demokratike, raporton Portalb.

“Kodi zgjedhor ka për qëllim që të sigurojë demokratizim në logjikën e përfaqësimit. Përgjegjësia jonë po rritet, do të ballafaqohemi me shumë dilema në vazhdim. Na duhen reforma në sistem. Nuk kemi sundim të ligjit. Megjithatë mendoj se ky ligj do të ndihmojë përkohësisht”, tha deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti.

Nga ana tjetër dhe Renata Deskoska nga LSDM tha se ky ligj është vetëm një hap për të rritur deri te zgjedhjet fer dhe demokratike.

Kanë mbaruar sonte seancat e komisionit për paketën e ligjeve që partitë politike që nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos të premten arritën marrëveshje. Diskutimi më i gjatë ishte në ndryshimet në Kodin Penal dhe të ligjin për privatësi.

Deputet dhe koordinatori i Grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi tha se Ligji i privatësisë nuk është mjaft i mirë, por të mos pengojnë procesin, ata nuk do të bëjnë asnjë vonesë.

Ai tha se ky ligj parashikon që dhe lejon se kush do dhe si do të abuzojnë me privatësinë e njerëzve dhe se më të prekurat nga ky ligj do të jenë qytetarë.

Pas një seance dy orësh të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie. Ligjet aktualisht janë në seancë plenare./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button