Grupet e punës arritën marrëveshje për ndryshime në RTVM, AIM dhe Agjencinë e mediave

Partitë politike në takimin e sotëm të grupit të punës, kanë arritur marrëveshje për kornizën në të cilën do të bëhen reformat në media dhe kanë arritur marrëveshje që kjo të përfundoj deri më datën 20 të këtij muaji.

Siç thonë nga grupet e punës, do të shqyrtohen çështjet e Agjencisë së mediave, RTVM, Ligjit për mediume dhe Agjencia informative maqedonase.

“Pozicionet tona do t’i tregojmë në grupin e punës, por pas përmbushjes së këtij obligimi të marrëveshjes, pres të kemi mediat që do të informojnë në përputhje me pozicionin ligjor dhe sipas etikës dhe standardeve gazetareske. Kjo duhet të arrihet sepse paraqet bazë për zgjedhje të lira dhe korrekte demokratike” thotë Robert Popovski, anëtari i grupit të punës së LSDM-së.

Pritet partitë politike të arrijnë marrëveshje për përbërjen e re të Këshillit të Agjencisë së mediave, të ndërrohet kryesia e RTVM-së si dhe të AIM, me çka këto organe do të liroheshin nga ndikimi i partisë në pushtet ndërsa një prej temave të nxehtë do të jetë ndalesa për reklamimin politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button