MO, çështjet kryesore: Diskriminimi, gjuha, arsimi, decentralizimi

Debati i hapur mbi arritjet e Marrëveshjsë së Ohrit vazhdon në klubin e deputetëve në Shkup. Sekretariati për implementimin e marrëveshjes, si organizator i këtyre takimeve vazhdoi paraqitjen e analizave lidhur me procesin e realizimit dhe mangësitë në zbatimin e saj. Grupet e punës merren edhe me sugjerimet dhe vërejtjet, dhe pas këtij procesi, siç njoftoi Zëvendës-kryeministri për zbatimin e MO, Musa Xhaferi, në një konferencë që do të mbahet javën e parë të dhjetorit, do të dalin me konkluzione përfundimtare, njofton televizioni 21.

“Pikërisht në funksion të kësaj është analiza që të shihen edhe përparimet edhe defektet  edhe dobësitë që të kemi mundësi që të ndërtojmë mekanizma, instrumente dhe politika që do të favorizojnë implementimin e kushtetutës, gjegjësisht zbatimin e kushtetutës, që ka burimin te Marrëveshja e Ohrit për të ecë përpara, gjegjësisht për të krijuar kushte më të mira të një implementimi sa më efektiv”, tha Musa Xhaferi.

Në këtë debat partia Demokratike Shqiptare, opozitare, nuk merr pjesë. Të kontaktuar nga TV21, lidhur me qëndrimin e tyre, përmes një komunikate me shkrim nga PDSH-ja nënvizojnë:

“Pasi që konsiderojmë se ky format i bisedimeve nuk është në përputhje me metodologjinë e punës për të cilën janë dakorduar palët politike me nënshkrimin e marrëveshjes së Përzhinës. Nuk duam të jemi pjesë e një tryeze ku ata të cilët janë përgjegjës kryesorë për mos implementimin e MO, edhe 15 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes merren vetëm me analiza dhe konkluza”.

Kjo është arësyeja të cilën shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu e thekson në përgjigjen me shkrim dërguar redaksisë sonë

“Ne kemi parasysh ta respektojmë deri në fund principin e përfshirjes së të gjithëve. Nuk kemi mekanizma dhe nuk pretendojmë ta detyrojmë askënd që të bëhet pjesë e procesit”, theksoi Xhaferi.

Ndërkohë, PDSH-ja thotë se ka parashtruar kushtet dhe kërkesat e saj që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button