Në Birmani mbahen zgjedhjet e para të lira, një grua është fituesja

Pak orë pas përfundimit të zgjedhjeve elektorale, Birmania pret që liderja e opozitës të shpallë fitoren. Lidhja Kombëtare për Demokraci, parti e opozitës në Mianmar, e drejtuar nga San Suu Kyi, ka fituar zgjedhjet, duke marrë 44 nga 45 vendet në dhomën e ulët të Parlamentit dhe të 12 vendet që ka Dhoma e Lartë. Por, këto rezultate nuk janë konfirmuar ende nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Pavarësisht rezultateve, kryetarja e partisë fituese preferon të jetë e kujdesshme. “Është shumë shpejt të flasim për rezultate, por besoj se një ide e kemi të gjithë”, ka deklaruar ajo menjëherë pas daljes së rezultateve të para.

Ndërsa funksionarë të tjerë të partisë së saj kanë lajmëruar se Lidhja Kombëtare për Demokraci ka fituar 70% të votave, në disa zona edhe 80%. Pragu ishte 67% e votave në total, duke marrë parasysh se juntës ushtarake i rezervohen 25% e vendeve në Parlament.

Këto janë zgjedhjet e para të lira në vend që prej 25 vjetësh. Vëzhguesit e huaj i kanë cilësuar zhvillimin e zgjedhjeve si të rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button