Edi Rama: Nuk do të rriten taksat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Shoqatat e Biznesit. Ai deklaroi se sipas marrëveshjes së arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk do të ketë më rritje të taksave.
Por bizneset kërkuan rishikim të taksave aktuale dhe kasave fiskale që dëmtohen shpesh.

Gjatë 40 minutave të fjalimit të tij përpara biznesmenëve u foli për suksestet e arritura nga qeveria që ai drejton. Të parin Kryeministri Rama renditi marrjen e 450 milionëve euro borxh me afat pesëvjeçar nga emetimi i Eurobondit në tregjet ndërkombëtare, transmeton ABCnews.

“Përfundoi me sukses operacion i eurobondit, ku Shqipëria doli në tregjet ndërkombëtare dhe pasi morëm atë që kërkonim me eurobondin e vjetër, jemi tani me një eurobond të ri me 450 milionë euro, që është treguesi më kuptimplotë i punës dhe imazhit që ka ndërtuar vendi në gjithë këtë rrugëtim”, vlerësoi Rama.

Edhe bisedimet më Fondin Monetar Ndërkombëtar duket se do të përfundojnë me dy marrëveshje positive sipas Kryeministrit.

“Së pari nuk do kemi rritje taksash këtë herë, dhe këtë e konfirmon qëndrimi i Fondit Monetar; dhe së dyti nuk do prekim llogaritë kapitale. Konfirmimi i ecurisë brenda programit të konsolidimit financiar, e rritjes ekonomike, është konfirmimi më i mirë që vendi mund të merrte sot, në një kohë kur vendi është ende në fazën e reformave.

Jemi ende në sallën e operacionit, për të pastruar të gjitha organet e shtetit, të prekur nga metastazat e kancerit”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ky operacion kundër informalitetit nuk bie ndesh me biznesin u drejtohet këtyre të fundit Kryeministri duke i sigururuar se po i krijohet hapësira e konkurrencës së lire, duke e mbrojtur nga veprimet e paligjshme të aktiviteteve të tjera.

Këtyre sukseseve të qeverisë, përfaqëuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Shoqatave të Biznesit iu përgjigjën me ankesa e shqetësime.

Lajmi që morën nga Ministria e Financave është dalja e një udhëzimi ku të gjitha bizneset e mëdha do të auditohen nga kompani të huaja, në mënyrë që të shmangen nga kontrollet tatimore.
Kreu i Financave tha se përshtatja e projektligjit të ri parashikon që deri në 31 mars 2016 biznesi i madh të punojë me fatura për individët.

“Them që së dyti ky ligji i ri ose përshtatja e ligjit ka edhe një element tjetër, atë që deri në 31 mars 2016 biznesi me shumicë ka mundësi të faturojë ose të punojë me kasën fiskale me individe për masën deri 10%. Ndryshe nga tradita e keqe ne e ndryshpojmë këtë traditë, lejojmë deri në mars të vitit tjtetër që biznesi i madh të leshojë kupona tatimore për individët, dhe pas 1 prillit mos punojë me me kupona tatimorë, por këtë detyrë tja lerë biznesit të vogël që është puna e tij, ndërkohë biznesi i madh të përshtatet për të hapur shitjen e tij me pakicë, por të ndarë nga ai me shumicë”, tha ministri.
Po sipas ministrit Cani rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, do të bëhet automatikisht nga sistemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button