Shpend Ahmeti: Nuk na duhen vëllezër të tillë që votojnë kundër nesh

Për mospranimin e Kosovës në UNESCO ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili si duket është zhgënjyer me shtetet që Kosova i ka konsideruar mike.

Kryesisht Ahmeti, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar për votën kundër që dhanë shtetet islame, që sipas tij Kosova i ka quajtur vëllezër.

“Për mua e pakuptueshme dhe e palogjikshme me bo marrëveshje me shtetin i cili në baza ditore të lufton dhe mundohet me ta bo jetën më të vështirë. Çfarë normalizimi? Disa shtete nuk bën me i konsideru mike kur të kanë njoft e të votojnë kundër në çdo votë, e këndej na quajnë vëllezër. Jo, vëllezër të tillë nuk na duhen”, shkruan Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button