Ledri e Era po prekin edhe 20 milionëshin (Video)

Dy këngëtarët më të pëlqyer të muzikës shqiptare, Era Istrefi e Ledri Vula kanë lënë gjurmë me hitin që e lansuan kësaj vere, “Shumë pis”, shkruan Indeksonline.

Ndonëse, vitet e fundit, këngët që dalin, vlejnë sa për një sezonë, kjo e Erës e Ledrit duket se do të mbesë përherë shumë e dëgjuar dhe e pëlqyer.

“Shumë pis”, tashmë është afër 20 milionë klikimeve, gjë që nënkupton se kjo këngë dëgjohet gjithandej.

Ndryshe, të dy këngëtarët, kanë thënë se nuk do të ndalen, dhe do të vazhdojnë të sjellin hite të tjera për fansat e tyre kudo që janë.

Ndërkohë, shijojini edhe njëherë tingujt e “Shumë pis”./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button