OEMVP nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Entin Shtetëror për Statistikë

Në kuadër të ditës botërore për statistikë dhe 70 vjetorit të Entit Shtetëror për Statistikë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) formalizoi një marrëveshje bashkëpunimi e cila pritet të jetë shumë e frytshme në të ardhmen.

Drejtoresha e EShS, Lidija Kostovska në kuadër të tryezës së rrumbullakët me temë ”Të dhëna më të mira. Jetë më të mirë”, theksoi se bashkëpunimi me të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e selektimit, mbledhjes, përpunimit e deri te arritja e rezultateve finale është mjaft i rëndësishëm dhe se EShS pa këto aktorë, me theks të veçantë sektorin privat nuk mund të funksionojë.

“Posaçërisht jemi të lumtur që në kuadër të këtij përvjetori ne lidhim bashkëpunim me Odat Ekonomike, të cilat do jenë një vegël shtesë për krijimin e statistikave më të mira në shtet dhe anasjelltas përmes Odave t’ju lehtësojmë dhe mundësojmë bizneseve shërbime më efikase, bazë të dhënash e cila do të rrit produktivitetin dhe rezultatet e tyre në punë. Ne përpiqemi që të dhënat dhe analizat që prodhon ky Institucion të jenë sa më reale, gjithëpërfshirëse dhe t’ju shërbejnë të gjithëve – theksoi Lidija Kostovska, Drejtoreshë e EShS.

Nga ana tjetër Nënkryetari i OEMVP-së, Nagip Fejzi, shprehu për të pranishmit rëndësinë e informatave në kohën që jetojmë. Ai ceku se nga këto informata që marrim çdo ditë ne kuptojmë shumë rreth botës që na rrethon, i transformojmë në ekuacione matematikore nga ku fitojmë njohuri për proceset në të kaluarën dhe në bazë të asaj e krijojmë të ardhmen, anticipojmë skenarët negative me qëllim që të krijojmë shifra në rritje dhe statistika që krijojnë mirëqenie në çdo sferë.

“Na duhen revolucion i të dhënave, na duhet përforcim i kapaciteteve për statistikë që të prekim në potencialin e teknologjisë së re. Na duhet kontributi dhe ekspertiza e prodhuesve dhe përdoruesve të të dhënave, institucioneve akademike, sektorit privat dhe shoqërisë civile “ citoi Fejzi një pjesë nga fjalimi i Ban Ki Mun, në kuadër të Ditës Botërore për Statstikë, duke dashur të theksojë impenjimin e OEMVP në bazë të kësaj Marrëveshjeje të zyrtarizuar sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button