Një videoprezantim i shkëlqyeshëm kosovar për Miss Earth

24-vjeçarja nga Lipjani, Kaltrina Neziri, është Miss Kosova 2015 e cila do të na përfaqësojë në Miss Earth 2015, për t’u kurorëzuar si femra më e bukur në Tokë.

Duke e pasur parasysh se një prej veçorive më të mira që i ka shteti është bukuria femërore dhe bukuria e natyrës, parapërgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme kanë filluar shumë më herët duke u finalizuar edhe detajet e fundit si veshja, paraqitja, përforcimi i aftësive komunikuese si dhe shumë të tjera.

Së fundi Miss Kosovës, Kaltrina Nezirit, i është realizuar edhe video promovuese me të cilën ajo do të paraqesë bukurinë e vecantë kosovare në konkursin e Miss Earth që do të mbahet ne Austri, transmeton koha.net.

Videoja e saj është xhiruar nëpër trevat e Kosovës, ku janë përzgjedhur lokacione, të cilat njihen si më të bukurat e vendit.
Kaltrina aty flet për veten dhe për përkushtimin e saj si aktiviste për mbrojtjen e ambientit.

Videoja që sot është prezantuar edhe në faqen zyrtare të Miss Earth në YouTube është prodhuar nga ProCon Group, në bashkëpunim me MINK Production, Arta dhe Nagipi, Vorbulla e të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button