Ivanov ka përshëndetur vullnetin e liderëve partiak

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka përshëndetur vullnetin e liderëve partiak drejt zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos.

Ivanov porositi që është në interes të qytetarëve që pikat e marrëveshjes të zbatohen dhe sa më shpejt politikanët të drejtohen ka agjenda euroatlantike e vendit.

“Rezultatet nga bisedimet janë argument që edhe në të ardhmen dialogu është mënyra e vetme me anë të së cilit zgjidhen çështjet e hapura”, thotë Ivanov në deklaratën e tij me shkrim.

Sipas tij, të gjithë duhet të mësojmë nga kriza dhe të gjitha sfidat të zgjidhen me dialog politik brenda institucioneve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button