Ademi: Ostreni asnjëherë nuk u shpreh kundër politikave të Kryesisë së BDI-së

Sekretari i përgjithshëm i BDI­-së Abdilaqim Ademi sot iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të “Unitetit” Gëzim Ostreni, në një intervistë televizive për emisionin 360 shkall në Alsat-M.

“I dëgjuam akuzat dhe me qëllim që të manifestojmë konstruktivitet dhe të mos merremi me hamendje e spekulime, me kujdes të veçantë i shfletuam stenogramet e mbledhjeve të katër vjetëve të fundit të Kryesisë së BDI­-së, anëtarë i së cilës ishte edhe vet Ostreni dhe askund nuk hasëm ndonjë kundërshtim të tij ndaj politikave dhe vendimeve të BDI-­së”, deklaroi sekretari i përgjithshëm Ademi, i pyetur nga gazetarët në Gostivar se si i vlerësoni akuzat e Ostrenit ndaj BDI-së.

BDI, shtoi më tej ai, është e hapur dhe kushdo që dëshiron mund të vijë në selinë e partisë dhe le t’i shfletojë këto stenograme të katër vjetëve të fundit dhe të bindet me atë që e themi në raport me Ostrenin, se ai asnjëherë nuk u shpreh kundër politikave dhe vendimeve të Kryesisë së BDI-­së. “Natyrisht, kjo e vë në habi secilin në BDI”, tha Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button