Ordinanca gjinekologjike në Shuto Orizarë do të punojë tre herë në javë

Duke filluar nga sot, ordinanca gjinekologjike në komunën Shuto Orizarë do të punojë tre herë në javë, gjegjësisht çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte, në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 14:30, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në këto tre termine në ordinancë do të punojë ekip mjekësor, nga një mjek dhe infermiere. Kuadri është i angazhuar nga Spitali special për gjinekologji dhe akusheri “Nëna Terezë” – Çair, ku veçmë është përgatitur orar për sigurim të mbrojtjes shëndetësore në ordinancën gjinekologjike në Shuto Orizarë.

Bëhet fjalë për zgjidhje të përkohshme për sigurim të mbrojtjes shëndetësore gjinekologjike deri në përfundim të shpalljes dhe fillim me punë të gjinekologut amë. Përndryshe, shpallja për shfaqje interesim për gjinekolog amë në komunën Shuto Orizarë (si dhe në komunën Novosellë) ëstë publikuar më 4 nëntor, ndërsa afati për paraqitje është deri më 18 nëntor. Për gjinekologët e zgjedhur amë në këto dy komuna është e paraparë stimulim plotësues financiar prej 15.000  denarësh në muaj për periudhë prej dy viteve, të siguruara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë nga programet parandaluese.

Nga Ministria përkujtojnë se shpallja është end enë vijim dhe kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë letër për interesim (me shënim të telefonit për kontaktim dhe adresë së parashtruesit) në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë, ose përmes postës në adresën: rr.”Divzioni 50) nr.14, 1000 Shkup, me shenjë:   Shpallje për shfaqje interesim për angazhim gjinekolog amë në komunën Shuto Orizarë/Novosellë”.

Këto propozim-masa për sigurim të mbrojtjes shëndetësore gjinekologjike dolën si reultat i takimit të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov me përfaqësuesit e Iniciativës së grave nga komuna Shuto Orizarë, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button