Izairi: Komunat kanë marrë udhëzimet si të ballafaqohen me ndotjen e ajrit

“Ministria u ka dhënë rekomandime të gjitha komunave se si duhet të ballafaqohen me ndotjen. Kështu që komunat duhet kenë parasysh rekomandimet tona që janë afatgjate dhe të bashkëpunojnë.” – tha shkurt Nurhan Izairi, ministër i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, në pyetjen e gazetarit të Portalb për masat që do të ndërmerren për ndotjen e ajrit.

Disa nga masat e theksuara nga Ministria e mjedisit kanë qenë që të mos shfrytëzohen makinat pa nevojë, të shfrytëzohen mjetet e transportit publik dhe të pastrohen vazhdimisht rrugët nga punonjësit e ndërmarrjeve publike.

Statistikat për ndotjen e ajrit në disa nga qytetet e Maqedonisë janë alarmante dhe kjo gjendje vazhdon e pandryshuar me vite.

Ndër qytetet më të ndotura të Maqedonisë janë: Kërçova, Tetova, Kavadarci dhe disa lagje të Shkupit, Lisiçe, Qendra etj.

Lista e qyteteve më të ndotura
Lista e qyteteve më të ndotura

Disa ditë më parë, Tetova u cilësua si  qyteti më i ndotur në botë sipas faqes së internetit Numbeo me një tregues prej 101.35 mikrogram të grimcave PM10 në ajër.

Në bazë të nenit 10 të Kushtetutës së Maqedonisë “Jeta e njeriut është e pacenueshme”. Qeveria si bartëse e pushtetit ekzekutiv duhet t’i sigurojë mbrojtje qytetarëve të saj.

Lexo: Alarmante: Sonte ndotja e ajrit në Tetovë është në nivel shumë të lartë

dhe: Banorët e Tetovës: Ngrohja me dru ndot ajrin, por kushton më lirë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button