Ja emrat: Kush janë pronarët e vërtetë të “TCH” dhe “Tv Klan”

“Top Channel” dhe “Tv Klan” janë dy televizionet kombëtare që kanë edhe shikueshmërinë më të madhe. Por kush janë pronarët e dy këtyre televizioneve?

“Open Data Albania” po përditëson të dhëna mbi funksionimin e Medias Televizive. Ky hulumtim evidenton numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane.

Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR.

Në Shqipëri, televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit të mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë janë: Televizione Private Kombëtare, Televizione Private Vendore, Televizione Private Satelitore, Televizione Private me Përsëritës, Platforma Televizive Numerike Satelitore dhe Televizione Kabllor.

Televizione Private Kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan dhe Top Channel.

klan

Televizioni Klan

Përmes Shoqërisë Tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitet në vitin 1997. Kapitali i Kompanisë është rritur ndjeshëm që prej themelimit. Rritje kapitali kjo kompani ka aplikuar edhe në harkun kohorë të vitit të fundit.

Sipas ekstraktit të reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në shtator 2015 shënon një kapital prej 1.23 miliard lek. Në Janar të vitit 2014 kapitali i TV Klan (J71413001J) ishte 980 milionë lekë.

Në vitin e fundit kapitali i kësaj kompanie është rritur me 254 milionë lekë. Kjo kompani ka tre aksioner jo mazhoritar, përkatësish zonjën Alba Gina me 40%, z. Aleksandër Frangaj me 40% dhe z. Ervin Gjikola me 20% të aksioneve.

top channel

Top Channel

Televizioni tjetër kombëtar “Top Channel” (K12007002U) ka një kapital aksionar prej 525.4 milionë lekë zotëruar nga shtatë aksioner jo mazhoritar. Pesë nga aksionerët janë trashëgimtarë ligjorë të z. Dritan Hoxha, ish-themelues i kompanisë.

Të pestë sëbashku ata zotërojnë vetëm 40% të kapitalit. Albert Sino është aksioneri tjetër me 40% të aksioneve ndërsa Aurel Baçi zotëron 20%.

digitalb

tring

Paketa dixhitale

Tre subjekte funksionojnë në vend si platformë numerike satelitore dhe kanë një teknologji në transmetime dixhitale. “Tring TV”, “DIGIT-ALB” dhe “SUPERSPORT” kanë të total kapital aksionar prej 1.2 miliardë lekë. Kapitalin më të lartë e ka “Tring Tv” zotëruar nga tre individë.

Televizione private

Televizione Private Lokale. Në shtator 2015 funksionojnë si të licencuara 73 televizione, një prej tyre rezulton subjekt tregtar i ç’regjistruar. Për dy prej tyre sipas informacionit të QKR-së është vendosur sekuestro konservative, konkretisht për AGONSET si kompani që zotëron licencën e ekranit “Agon Chanell” dhe “Albanian Screan” njohur me emër tregtar “ALSAT”.

12 kompani që zotërojnë televizione nuk kanë bërë plotësim të të dhënave pranë QKR-së, çka evidenton defekte në funksionim dhe probabilitet për t’i dërguar në faliment. Gjithashtu janë 4 kompani zotëruese të licencave për transmetime televizive të Pezulluara dhe një prej tyre në proces Likuidimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button