Trajneri francez anashkaloi Valbuena-n për shkak të rastit të Benzema-s

Didier Deschamp, trajneri i kombëtares franceze të futbollit anashkaloi Mathieu Valbuena-n nga lista e futbollistëve për ndeshjen miqësore kundër Gjermanisë dhe Anglisë për shkak të hetimit policor në rastin në të cilin është përfshirë edhe Karim Benzema, raporton Anadolu Agency (AA).

Benzema akuzohet për shantazh të bashkëlojtarit nga kombëtarja Valbuena për shkak të gjoja një seks video-xhirimi. Gjithashtu, sulmuesi i Real Madrid-it është vënë nën mbikqyrje gjyqësore që do të thotë se nuk guxon të takohet me asnjë person që lidhet me rastin.

Për këtë shkak, trajneri i kombëtares së Francës në futboll, Deschamp nuk mund të shfrytëzojë këta dy lojtarë në të njëjtën kohë derisa hetimi është në rrjedhë.

Franca në ndeshjen miqësore fillimisht do luajë me Gjermaninë më 13 nëntor, ndërsa katër ditë më vonë ndaj Anglisë në Wemble.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button