Mamo: Qeveria, asnjë lëvizje për njohjen e genocidit grek kundër çamëve

Deputeti i PDIU-së, Omer Mamo tha se entuziazmi i fillimit të qeverisjes për çështjen çame “sikur u venit dhe tema e kësaj çështjeje nuk përmendet”

Denion Ndrenika

Deputeti Omer Mamo tha se ishte i zhgënjyer që çështja e çamëve nuk kishte përparuar, ndonëse u premtua prej qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama.

“Nuk është bërë asnjë lëvizje politike dhe diplomatike për njohjen e genocidit që është bërë ndaj nesh”-tha i zgjedhuri i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

E njohura si “Partia e Çamëve”, PDIU, mbron çështjen e shqiptarëve të krahinës së madhe etnike të Shqipërisë Jugore, Çamërisë, të aneksuar nga Greqia.

“Më ngrohu zemrën fakti që kryeministri i ri i vinte theks të veçantë çështjes çame. Por, vërej me shqetësim se entuziazmi i fillimit sikur u venit dhe tema e kësaj çështjeje nuk përmendet”-shtoi Mamo në seancën plenare të Kuvendit.

Ai tha se kishte ndjekur me vëmendje një reagim të ambasadorit të Greqisë në Shqipëri se “Shqipëria duhet të respektojë marrëveshjet”, lidhur me varrezat e ushtarëvë grekë.

“Ai “parashikonte gërmime për varreza të ushtarëve grekë në Korçë, Mokërr dhe Pogradec. Nëse nuk duhet zbatuar ajo marrëveshje, le të anullohet. Por, çështja çame nuk ka lidhje me çështjen e ushtarëve grekë që u vranë në kohën e Musolinit në tokën e pushtuar shqiptare”-shtoi deputeti Mamo./Illyria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button