Dëshira e një analisti rus: “Shqipëria – Gegë” dhe “Shqipëria – Toskë”

Një analist rus “ka gjetur ilaçin” kundër asaj që jo vetëm në medie e te politikanë serbë quhet Shqipëri e madhe.

Sipas këtij analisti, i cili në gazetën e Beogradit “Kurir” është prezantuar si Andrej Koribko, krijimin e Shqipërisë së madhe në Ballkan, do ta pengojnë rivalitetet në rritje ndërmjet gegëve e toskëve si dhe luftërat fetare, që mund të zhvillohen ndërmjet shqiptarëve.

“Analiza” e tij është botuar në Oriental Review, e Koha.net sjell pjesë nga ajo.

Vëzhgues të jashtëm janë të prirur të mendojnë për Shqipërinë monolite, por, pas shtresës së Shqipërisë së madhe, fshihet ndarja e madhe shoqërore e cila kohë pas kohe zbutet me ventilin e irredentizmit etnik.

Vendi vuan nga shkalla e korrupsionit dhe udhëheqja e keqe të cilat mijëra qytetarë të tij i kanë shtyrë të ikin dhe të nisin një jetë nga fillimi në Gjermani. Ky fakt ka ndihmuar shtimin e krizës ekonomike dhe ka shtuar frikën nga trazirat politike.

Si diçka që rrit përçarjet, duhet përmendur edhe ndarjen gjeografike dhe dallimet në mes të dialekteve gegë e toskë që kanë potenciale për t’u kthyer identitete konkrete rajonale, të cilat e dobësojnë kohezionin e shteti shqiptar.

Shembulli i ish –Jugosllavisë, përkatësisht i Serbisë dhe i Kroacisë, dialektet e ndryshme të cilave janë të në gjuhe, tregojnë se sa dialekti është i rrënjosur në politikë.

Politikanë shqiptarë agjitojnë për përtëritje të Shqipërisë së madhe nga koha e fashizmit si masë ngushëlluese për kompensim të dobësisë së brendshme e potenciali për bashkësinë e gegëve e të toskëve sipas vijës veri – jug krijojnë identitetin regjional duke detyruar elitën në Tiranë që vazhdimisht ta theksojnë këtë ideologji “bashkuese”.

Por, kur ideologjia e Shqipërisë së madhe të tregojë se nuk është e aftë të sjellë përmirësim dhe kur efekti hipnotizues i saj të pushojë, shumica e varfër e qytetarëve të pakënaqur, mund të bëhen esëll nga transi i tyre i induktuar dhe të kthehen kundër elitës që është përgjegjëse për gjendjen e saj dhe kjo do të mund të sillte protesta sikur në Moldavi.

E lënë shumë pas kur flitet për Shqipërinë, por jo më pak e rëndësishme, është edhe bashkësia e krishterë në këtë vend, me shumicë katolike e ortodokse.

Shqipëria ka histori të konflikteve fetare e gjatë udhëheqjes së Enver Hoxhës, shteti kishte ndaluar çdo religjion.

Kjo ka qenë një luftë e brendshme ndërmjet qeverisë dhe të gjitha religjioneve.

Duket se po vjen koha për fazën e luftërave të epokave në Shqipëri, por kësaj radhe, ato, ndoshta do të jenë të përqendruara në vetë vendin.

Nëse të krishterët fillojnë të zbatojnë politikë të përbashkët dhe të deklarohen kundër Shqipërisë së madhe qoftë për shkaqe fetare, qoftë për shkaqe praktike, ky do të ishte sulmi më i madh në unitetin kombëtar që Shqipëria e kishte dikur.

Islamizimi i “butë” i shoqërisë, të cilin e këshillon Turqia, në fund do të ishte katastrofik për unitetin e shtetit dhe ai do ta polarizonte më së shumti shtetin unik.

Trazirat që me siguri do të ndodhnin, do të hapnin rrugën për dobësimin e shtetit koheziv të supozuar shqiptar.

Ato dhe do ta ndalonin mobilizimin kombëtar për rigjallërim të idesë së Shqipërisë së madhe pasi qytetarët të fillojnë së menduari në idenë “Shqipëria – Gegë” dhe “Shqipëria – Toskë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button