Mustafa: Kultura dhe turizmi, pjesë e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Yalçin Topçu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa, foli për progresin që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik.

Kryeministri Isa Mustafa, vlerësoi lartë përkrahjen e Turqisë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në ekonomi, turizëm dhe kulturë.

“Zhvillimi i kulturës dhe turizmit, janë pjesë e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, ku ne jemi të fokusuar për zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe për fuqizimin e këtyre dy segmenteve të rëndësishme për shoqërinë kosovare”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Isa Mustafa foli edhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, si dhe për anëtarësim në UNESCO, sepse Kosova ndan dhe beson në vlera të njëjta me misionin e kësaj organizate, siç janë kultura, arsimi e shkenca.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, Yalçin Topçu, falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar progresin në Kosovë.

Ministri Topçu, po ashtu, shprehu përkushtimin e Turqisë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe përkrahjen e gjithanshme të Turqisë për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button