Vidhet një kasafortë nga Klinika Infektive

Një kryerës i panjohur dje pasdite midis orës 15.00 deri në orën 19:30 ka kryer vjedhje në Klinikën për sëmundje infektive në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

MPB njoftoi se vjedhësi me siguri me automjet ka hyrë në rrethin e Qendrës klinike dhe ka ardhur deri te Klinika për sëmundje infektive, ku me përdorim të veglës së caktuar i ka prerë shifrat metalike të grilave mbrojtëse metalike të dritares së kasafortës, ka hyrë brenda dhe e ka vjedhur kasafortën e hekurt, me ç’rast është larguar në drejtim të panjohur. Sipas informatave fillestare të policisë, në armë ka pasur 16.000 denarë, bankënota dhe farkëtime në apoenë të ndryshëm nga ish­-SFRJ-­ja, tre kartela nga 5.000 denarë për mbushje të derivateve në “Makpetrol”, arkë fiskale, kartelë magnetike për hyrje në Klinikë dhe bexh për identifikim me emër R.D. dhe gjësende tjera. Dëmi i përgjithshëm që e shkaktoi plaçkitësi vlerësohet në rreth 86.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button