“Kostal” do ta nënshkruaj marrëveshjen për investim në Maqedoni

Kompania gjermane “Kostal” sot do ta nënshkruajë marrëveshjen për realizim të investimit në Republikën e Maqedonisë. Investimi fillimisht do të realizohet si braunfild, ndërsa pas disa muajve, gjegjësisht në fillim të vitit të ardhshëm “Kostal” do të fillojë edhe ta ndërtojë fabrikën e saj në ZZHTI Ohër/Strugë, njofton MIA, trasmeton Portalb.

Janë planifikuar 1.000 punësime të drejtëpërdrejta, ndërsa do të ketë edhe punësime tjera indirekte të cilët do të jenë bashkëpunëtorë, partnerë dhe furnizues. “Kostal” është kompani nga industria e automobilave, e cila prodhon pjesë për brendet më të mëdha të automobilëve në Evropë. Marrëveshja do të nënshkruhet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ku paraprakisht nënkryetari ekzekutiv i “Kostal”­it Kristofer Sanders dhe drejtori i kompaninë për Maqedoni Juri Makhllakov do të realizojnë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button