Lëvizja Besa realizon takim me përfaqësues të ODIHR

Sot, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe anëtari i kryesisë qendrore, Afrim Gashi kanë realizuar takim me përfaqësues të organizatës së specializuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ODIHR.

Në këtë takim është biseduar për nevojën e menjëhershme të përmbushjes së standardeve demokratike dhe krijimin e të gjitha kushteve për realizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 24 prill të vitit të ardhshëm.

Nga Lëvizjes Besa thonë që kanë siguruar se do të bëjnë çmos që çdo votë e qytetarit të jetë e lirë, si dhe që do të kontribuojnë vazhdimisht për një proces sa më të qetë në votime, ndërkohë sipas tyre, nga ODIHR kanë theksuar se për këto zgjedhje do jenë të përkushtuar maksimalisht që të kalojnë pa manipulime dhe në frymë demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button