Berisha sulmon Ramën: Ai ka shitur ikona të vjedhura!

Pas fjalimit të kryeministrit Rama sot në Shkodër, nuk ka munguar edhe një koment nga Sali Berisha në rrjetet sociale. Sipas tij, Rama duhet të kishte kërkuar falje sot për krimet e diktaturës. Ish kryeministri kujton fjalët e Fatos Nanos, që dikur e akuzonte Edi Ramën se kishte shitur ikona të vjedhura nga kishat, gjatë qëndrimit të tij në Francë.

“Te kerkosh ndjese dhe pendese tek Edi Rama, eshte njelloj si te kerkosh eskimez ne shkretetire! Sot 25 vjetori i meshes se pare publike qe u mbajt ne varrezat katolike te Rmajt te Shkodres.

Sot eshte nje dite nderimi e veçante per prelatin guximtar, Dom Simon Jubani qe çoi me 4 nentor te vitit 1990 kete meshe dhe atyre burrave dhe grave meshtare te meshes se pare ne teresi katolik por dhe te besimeve tjera, qe i rikthyen Shkodres dhe Shqiperise sherbesen publike per Zotin dhe Krishtin mbret te ndaluar me kushtetuten e Satanit Hoxha dhe bllokmenet hoxhist per shqiptaret!

Sot fjalen e rastit per kete ngjarje e mbajti Edvin Kristaq Rama, pasardhes direkt i bllokmeneve hoxhist, biri i njerit prej arkitekteve kryesor te genocidit kulturor, shkaterrimit te mijera e mijera kishave, xhamive, teqeve te Shqiperise dhe nipi i njerit prej bllokmeneve me te eger te diktatures 45 vjeçare, xhelatit te inteligjences teknike shqiptare Spiro Koleka.

Sot ishte rasti, qe ne vend te ligjerates se tij, Edi Rama duhet te kerkonte ndjese shqiptareve per vepren makabre te babait te tij shpirteror, babait te tij biologjik, dajes se tij xhelat, per genocidin njerzor, kulturor, fetar qe kryen ndaj kombit shqiptar.

Edi Rama sot duhet te kerkonte ndjese sepse sipas akuzave te bazuara te Fatos Nanos, ai ka shitur per vite te tera ne Paris, ikona te vjedhura nga keto monumente te shkaterruar nga eterit e tij.

Por ndjesa ka ne themel pendesen e njeriut te qyteteruar. Keshtu qe te kerkosh ndjese dhe pendese tek Edi Rama eshte njelloj si te kerkosh eskimez ne shkretetire!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button