Lavrov: Për fillimin e negociatave duhet të bashkohen të gjitha forcat e opozitës siriane

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura në Moskë kanë biseduar rreth krizës siriane, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov dhe Mistura pas takimit në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë pohuar se për zgjidhjen e krizës në Siri i janë përmbajtur dokumenteve të nënshkruara në Gjeneve dhe Vjenë.

Ministri i jashtëm i Rusisë ka rikujtuar se për fillimin e procesit politik dhe për zgjidhjen e krizës në Siri janë përcaktuar dy pika në Vjenë dhe u shpreh: “Duhet të përcaktohen grupet të cilat janë pranuar nga të gjitha palët si terroristë. Duhet të formohet lista e forcave opozitare në Siri”.

Lavrov ka theksuar se për fillimin e negociatave duhet të bashkohen të gjitha forcat e opozitës në Siri dhe i ka bërë thirrje forcave të jashtme që kanë ndikim ndaj këtyre grupeve që të bëjnë presion palëve në fjalë që të ulen në tryezën e bisedimeve.

Kryediplomati rus duke vënë në dukje me Mistura-n kanë rënë dakord që fati i Bashar Asadit të përcaktohet nga populli i Sirisë, ka mbrojtur idenë se e vetmja rrugë për të matur se kush peshon më shumë në Siri mbështetësit e Asadit apo opozitarët është nëpërmjet fillimit të procesit politik.

Ndërsa Mistura ka pohuar se: “Ne në Gjenevë jemi të gatshëm për fillimin e menjëhershëm të procesit të negociatave mes qeverisë siriane dhe opozitës. Por për këtë opozita duhet të takohet në një platformë të përbashkët. Pa vendosur parakushte negociatat duhet të nisin së më shpejt”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button