IPhone 6c vjen vitin e ardhshëm

Apple iPhone 6S ka një ekran me diagonalen prej 4.7 inç, ndërsa iPhone 6S Plus ka ekranin me 5.5 inç.

Mirëpo, tani janë dukë qarkulluar edhe disa zëra të cilët thonë se Apple është duke menduar të krijojë edhe një version më të vogël të telefonit të saj, i cili do ta ketë ekranin me 4 inç.

Modeli më i ri i iPhone nuk do të jetë sikurse iPhone 5C me mbështjellës prej plastike, por në vend të kësaj pajisja në thelb do të jetë një version më i vogël i iPhone 6s dhe do të vijë me dizajnin e njëjtë dhe opsionet e njëjta të ngjyrave.

Lajmi vjen nga analisti KGI Securities, Vlerë Ming-Chi Kuo i cili ka një rekord të mirë të saktësisë së informacioneve që lidhen me Apple.

Një model i ri i iPhone me 4 inç patjetër se do të përshtatej në formacionin e ri të telefonave të Apple dhe do të apelonte tek klientët që duan procesorin më të fundit nga Apple, por me një ekran të vogël.

Pajisja pritet të nisë në pjesën e parë të 2016, ndoshta dikur në tremujorin e parë ose në fillim në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm.210913

210911

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button