Mariçiq: “Marrëveshja e Përzhinos nuk do të jetë kusht i vetëm për rekomandimin”

“Vonesa e publikimit të raportit të KE-së për progresin e vendit është e lidhur me atë që ndodh me gjerë në opinion, kurse rekomandimi do të kushtëzohet me më shumë punë dhe jo vetëm me Marrëveshjen e Përzhinos”, vlerëson Bojan Mariçiq nga Qendra për studime Evropiane, njofton Plusinfo, transmeton Portalb.

“E gjithë kjo duhet të shikohet nga prizmi i Marrëveshjes së Përzhinos dhe Paportit të Pribes. Marrëveshja është më urgjente, kurse Pribe jep një kornizë më të gjerë për atë se çfarë duhet të bëhet. Themelore për raportin do të jenë vërejtjet e Pribes, kurse rekomandimi do të kushtëzohet në më shumë forma.” – thotë Mariçiq.

Vonesa, sipas tij, lidhet me më shumë rrethana, përskaj Marrëveshjes së Përzhinos, janë edhe zgjedhjet në Turqi, kriza e refugjatëve, vizita e caktuar e euro-komisarit Johanes Han në Prishtinë.

“Gjithsesi për ne Marrëveshja është më e rëndësishme dhe e rëndësishme është që deri atëherë të merret vesh nëse partitë do të mbeten në lojë për këtë marrëveshje ose jo. BE-ja e ka marrë seriozisht marrëveshjen dhe ka për qëllim seriozisht të implementohet para zgjedhjeve.” – thotë Mariçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button