Ligjet nuk sillen për t’i thënë qytetarëve “shikoni sa mirë ju gënjejmë”

Sot në Kuvendin e Maqedonisë është diskutuar propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, në kuadër të seancës së 71-të. Sipas deputetit të BDI-së , Ramiz Merko ky ligj do të mundësoj zhvillim të rajoneve nëpër gjithë Maqedoninë, pa dallim. Ndërkaq, Deputetja e LSDM-së, Lidija Dimova potencon se është koha që të aplikohet ajo që është e shkruar e mos te mbetet vetëm premtim sa për ta gënjyer opinionin, raporton Portalb.

“Besoj që i vetmi ligj që mund të krijoj raporte të mira ndëretnike, ndërpartiake e ndërfetare është ligji për zhvillim të barabart rajonal. Nëse zbatohet ashtu si duhet është do të kemi edhe kushte më të mira për arsim, edhe ambient më të pastër, shpërndarje të IPA fondeve, zhvillim të bujqësisë gjithandej, e kështu me radhë”, tha Ramiz Merko.

Ai thekson se Ligji do të ndihmon që mjetet mos të shkojnë njëanshëm, duke kritikuar Ministritë që nuk kanë bërë përpjekje aq sa duhet për zbatimin e ligjit dhe kanë diskriminuar rajonet, duke investuar njëanshëm.

“Ministritë që marrin pjesë në këtë ligj, siç është ajo e transportit dhe lidhjes, Ministria e ambientit, arsimit, ekonomisë, në periudhën e caktuar mjetet i kanë shfrytëzuar njëanshëm. Ligji mundëson që mjetet të mos ndahen njëanshëm duke u koncentruar në një pjesë e duke i lënë pjesët tjera të pazhvilluara”, sqaroi Merko.

Deputetja Lidija Dimova, thotë se nuk ka dilemë se ligji është i mirë, çështja është sa buxheti ka mjete për zhvillimin e rajoneve, raporton Portalb.

“Parashtrohet pyetja sa do të ndajë buxheti mjete për zhvillimin e rajoneve. Do të ju kujtoj Raportin e progresit për vitin e kaluar, thotë kështu: ‘Legjislacioni për zhvillim rajonal nuk po aplikohet në tërësi dhe thuhet se buxheti për zhvillim rajonal nuk është i mjaftueshëm, nuk ka resurse, buxheti për zhvillim rajonal po zvogëlohet’”, potencoi Dimova duke shtuar se Ligjet nuk sillen për t’i thënë popullit ‘shikoni sa mirë ju gënjejmë’.

Në rend dite ishin edhe propozim ligjet në lexim të parë: për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për disiplinë financiare, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për garancë me marrëveshje, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, Propozimi i ligjit për zejtari, Propozimi i ligjit për plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet publik, Propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për energjetikë, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore, Propozim i ligjit për ndryshimin e Ligjit për kullota, Propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për mbrojtje/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button