Partitë politike afër marrëveshjes?!

Partitë politike janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për çështjen e Qeverisë kalimtare, respektivisht kompetencat e ministrave dhe zv/ministrave. Siç mëson Alsat M, tashmë është arritur kompromis që për secilin vendim të ministrit të brendshëm, zv/ministri i VMRO DPMNE-së të ketë të drejtë vetoje, njofton Alsat M.

Jo-zyrtarisht, LSDM-ja tashmë ka pranuar që e drejta e vetos për çështjet e zgjedhjeve mund të realizohet që nga emërimi i funksionarëve të rinj.

Gjithashtu është harmonizuar pjesa më e madhe e Ligjit për bombat, i cili po përpilohet sipas modelit francez. Konkretisht, ligji do të parashikojë dënime për mediat që do të publikojnë biseda private të njerëzve që nuk kryejnë funksione publike dhe nuk pretendojnë për to, respektivisht nuk merren me politikë. /Alsat M

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button