Hector Bellerin nuk luan kundër Bayernit

Skuadra e Arsenalit në përballjen e sontme kundër Bayern Munichut do të jetë pa mbrojtësin spanjoll, Hector Bellerin.

Mbrojtësi i krahut nuk ka udhëtuar fare për në Gjermani, për t’u përballur me Bayern Munichun në kuadër të Ligës së Kampionëve, për shkak të një tendosje në ijë, shkruan “Mirror”. Vendin e tij do ta zë Mathieu Debuchy.

“Nga e shtuna kemi humbur Bellerinin, dhe ai nuk do të jetë i gatshëm për sonte. Duhet të presim, nuk është ndonjë problem i madh, por ka një tendosje në ijë. Kam besim në Debuchyn. Fizikisht ai duhet të jetë gati”, ka thënë Wenger.

20 vjeçari, bëhet lojtari i nëntë i Arsenalit që momentalisht është i lënduar, duke përfshirë edhe dyshen Walcott dhe Alex Oxlade-Chamberlain.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button