Ja si votuan turqit në Shqipëri

AKP, partia në pushtet në Turqi, arriti një fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme të 1 Nëntorit, duke marrë shumicën e vendeve në Parlament dhe duke lënë pas partitë e tjera rivale.

Por në bazë të ligjit turk, të drejtën e votimit nuk e kanë vetëm qytetarët që jetojnë brenda Turqisë, por edhe ata që jetojnë dhe punojnë jashtë. Kështu që në votime kanë marrë pjesë edhe turqit që jetojnë në Shqipëri.

Votimi është kryer në ambjentet e Ambasadës turke në Tiranë më 25 tetor dhe nga 943 shtetas me të drejtë vote kanë votuar vetëm 515 prej tyre, raporton Portali Albeu.

Ndryshe nga Turqia dhe pjesa më e madhe e vendeve të botës, ku fituese doli AKP, në Shqipëri, në bazë të rezultateve të siguruara nga Albeu.com, forcë e parë ka dalë CHP, partia e themeluar nga Ataturk, e cila ka marrë 42.71% të votave duke lënë pas AKP-në me 19.42%.

Forcë e tretë politike rezulton partia kurde, HDP me 18.25% të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button