Pyetje pa adresë

[Recension: “Çka kërkon zv/drejtori i DSK-së Arif Asani në spitalin e Kumanovës ku BDI lavdrohej me vendimet e reja ?”]

Komentimi mbi një ngjarje është veprim në vete në gazetari. Gazetari ka të drejtë të komentojë, por atë duhet ta bëj veçmas nga lajmi. Në praktikë, publiku është ai të cilit i lihet të komentojë një ngjarje, ndërsa gazetari duhet thjeshtë të informojë.

Çka kërkon zv drejtori i DSK së Arif Asani në spitalin e Kumanovës ku BDI lavdrohej me vendimet e reja screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Çka kërkon zv/drejtori i DSK-së Arif Asani në spitalin e Kumanovës ku BDI lavdrohej me vendimet e reja ?

Data dhe koha e publikimit: 29.10.2015

Data e recensionit: 30.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në rastin konkret, “lajmi” që po recensojmë fillon dhe mbaron me komentim. Përveç kësaj, gazetari mundohet të përqendrojë publikun në një element nga i cili është habitur vetë ai. Mirëpo është publiku ai i cili vlerëson nëse ai fakt është për tu habitur ose jo dhe gazetari nuk guxon të sugjerojë një gjë të tillë.

Zyrtar të BDI-së sot vrapuan në Kumanovë për t’u lavdëruar se 47 shqiptarë pas 13 viteve sa ata janë në pushtet me në fund kanë marrë vendime pune. Nuk është për tu habitur kjo, të gjithë jemi mësuar të shofim BDI-në e Ali Ahmetit në këtë rol posaçërisht para zgjedhjeve. Ajo që habit padyshim është prania e disa personave sot bashkë me zyrtarët e BDI-së.

Gazetari të drejtë parësore e ka pyetjen, mirëpo atë duhet ta bëjë të plotë, të kapshme dhe në vendin e duhur. Në rastin konkret shtrohen pyetje pa adresë dhe kuptohet se për një pyetje të tillë nuk do të merret përgjigje. Mungesa e përgjigjes është mungesë e informacionit, ndërsa ky i fundit rezulton me mungesë të plotësimit të nevojës së lexuesit për tu informuar.

FAKTE.Net pyet publikisht, çka kërkonte zv/drejtori i DSK-së Arif Asani në spitalin e Kumanovës ku BDI lavdrohej me vendimet e reja dhe në çfarë cilësie ishte aty?… Ishte truproje e shefit të shtabit zgjedhor Bekim Neziri apo …?

Pyetjet e parashtruara janë bërë në bazë të një fotografie e cila i është bashkëngjitur tekstit, por në të njëjtën, si pasojë e kualitetit të dobët të fotografisë, nuk mund të përcaktohet nëse në të vërtetë në atë fotografi paraqitet personi Arif Asani.

Një sfond i mirë, një lajm i mirë. Në këtë rast mungon sfondi dhe lajmi si i tillë përfundon i zbrazur. Përderisa gazetari raporton për një ngjarje të tillë, me doemos duhet të sjellë një informacion shtesë i cili do t’i kujtonte publikut se bëhet fjalë për mjekët dhe personelin vullnetarë në spitalin e qytetit në Kumanovë, të cilët ndër vite presin përmirësimin e statusit të tyre, nga “vullnetarë” në “punonjës me kontratë pune”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button