Kthehet Messi me gola, Arsenali i kthen borxhin Dortmundit

Në ndeshjet që u luajtën sonte në Ligën e kampionëve ndërmjet skuadrave të grupeve E, F, G dhe H. Në Dortmund, Arsenali iu revanshua Borussias për humbjen e pësuar para dy javësh në Londër, duke rritur kështu dukshëm gjasat për kualifikim në rundin e ardhshëm. 

Kjo xhiro do t’i mbetet në kujtesë edhe Leo Messit, i cili pas një agjërimi prej katër ndeshjesh pa gola, më në fund sonte ia doli të shënojë, madje 2 gola kundër Milanit.   

Ekipi i Behramit dhe Xhemajlit ia doli të mposhtë ekipin francez Marseille, ndonëse ishte në disavantazh fitoi me rezultat 3:2 dhe kësisoj mbeti në luftë për kualifikim të mëtutjeshëm. Dy gola për Napolin i shënoi lojtari tjetër argjentinas Gonsalo Higuain. 

Rezultatet:  
Basel – Steaua 1:1 
Chelsea – Schalke 3:0 
Borussia – Arsenal 0:1
Napoli – Marseille 3:2
Zenit – Porto 1:1
Atletico M.  –  Austria 4:0
Ajax – Celtic 1:0
Barcelona – Milan 3:1

Lajme të ngjashme

Back to top button