Ish të punësuarit e “OHIS-it” në protestë para Qeverisë

Qindra ish të punësuar  në “OHIS”, sot kanë protestuar para Qeverisë duke kërkuar takim me ministrin e Financave Zoran Stavreski dhe zëvendëskryeministrin Vlladimir Peshevski, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për pagesën e 24 pagave të cilëve ua ka borxh shteti, njofon Faktor, transmeton Portalb.

Të revoltuar me atë që shteti si pronar i firmës nuk do t’ua paguaj borxhin 800 të punësuarve, të cilëve përveç pagave nuk u ka dhënë as kompensimet, ata shprehen se shteti për çdo gjë ka para vetëm për t’ua paguar borxhin s’ka.

“Nuk na janë dhënë 24 paga, në këtë shtet për çdo gjë ka para vetëm për ne jo. Kërkuam takim me kryeministrin dhe asgjë, tani kërkojmë të takohemi me Stavreskin dhe Peshevskin. Për momentin në fabrikë jepen hapësira dhe merren para, ndërkaq ku shkojnë ato para ne nuk e dimë. Në asnjë buxhet nuk jemi të paraparë, ky është turp”, thotë një ish punësuar në “OHIS”.

Borxhi i përgjithshëm ndaj të punësuarve vlerësohet të jetë 4 deri më 5 milion euro.

Viteve të fundit, dhjetëra herë është tentuar që të shitet fabrika “OHIS”, mirëpo kjo ende nuk ka ndodhur. Nga punëtorët thonë që për pushtetit nuk është prioritet se a do të shitet dhe kush do ta blejë fabrikën, sepse siç thonë ata, pushteti e ka shitur “OHIS” dhe ata prej tyre e kërkojnë borxhin, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button