Shpallet konkurs për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2015/2016

Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit ndanë bursa për nxënës të cilët mësojnë në shkollat publike dhe private.

Konkursi për ndarjen e bursave për vitin shkollor 2015/2016 tani më është i shpallur në gazetat ditore dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me qëllim që nxënësit të kenë kohë të mjaftueshme të përgatisin dokumentet dhe të aplikojnë në ndonjërin prej tyre, njoftoi sot ministri  i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi.

“Të gjithë nxënësit të cilët duan të aplikojnë për ndonjë nga 745 bursat, duhet të jenë nxënës të rregullt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, nuk duhet të kenë përsëritur ndonjë vit gjatë gjithë shkollimit, mos të jenë shfrytëzues të ndonjë bursë nga një institucion apo një kompani tjetër dhe të jenë shtetas të Maqedonisë”, tha Ademi.

Kandidatët e interesuar të gjitha informacionet plotësuese mund ti gjejnë në portalin konkursi.mon.gov.mk  ku  është vendosur aplikimi elektronik. Afati për aplikim është prej 03.11.2015 dhe do të zgjasë deri më 15.11.2015. Rezultatet do të publikohen  në portalin stipendii.gov.mk  me 14 dhjetorë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button