Veljanoski: Vlera shtesë në raportet e ndërsjella do të ishte njohja e emrit kushtetues

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski sot e priti kryeministrit shqiptar Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni.

“Zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore është një nga prioritetet në politikën e jashtëm të Republikës së Maqedonisë, ndërsa me realizimin e takimeve nga niveli më i lartë rritet vazhdimisht cilësia e raporteve të përbashkëta”, theksoi Veljanoski në takim. 

Kryetari i Kuvendit u përqendrua edhe në bashkëpunim mes dy parlamenteve, e cila zhvillohet në të gjitha nivelet dhe shtoi se Parlamenti i Maqedonisë është i gatshëm të transmetojë përvoja rreth miratimit të ligjeve të ndërlidhura me procesin integrues të Maqedonisë. 

Rama në takim theksoi se Shqipëria tërësisht e mbështeti anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, sepse përforcimi dhe stabiliteti i Republikës së Maqedonisë janë të rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Veljanoski theksoi se vlera shtesë në raportet e ndërsjella mes dy vendeve dhe qytetarëve të saj do të japë vendim pozitiv të Qeverisë që ta njohë emrin kushtetues të Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button