Ahmeti-Rama: Jemi njëmendje për jetësimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përfundoi, agjendën e ditës së sotme me takimin në selinë e BDI-së, me kryetarin Ali Ahmeti.

Pas këtij takimi, Ahmeti, theksoi se kanë biseduar për shumë çështje të rëndësishme në fushën e arsimit, infrastrukturës së përbashkët si dhe për përshpejtimin e të gjitha proceseve ndërmjet dy shteteve.

Ahmeti, tha se të gjitha ministritë përkatëse në mes dy vendeve kanë marrëveshje bashkëpunimi të frytshëm.

“Njoftova, kryeministrin me zhvillimet politike në Maqedoni dhe me dinamikën e materializimit të Marrëveshjes së Ohrit. Gjithashtu biseduam për çështjet e hapura politike që kanë mbetur dhe që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, siç janë, gjuha shqipe, trajtimi i saj, njëherit përfshirjen e amendamentit 5 marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Ali Ahmeti.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Edi Rama, deklaroi: “Në përfundim të kësaj vizite jam shumë i kënaqur që kam mundur me vëmendje të dëgjojë qoftë opozitën e shqiptarëve, qoftë mendimet e partisë qeverisëse”.

Rama tha se të gjithë jemi të një mendje për jetësimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. 
“Gjithashtu jemi të njëmendje për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe çuarjes përpara të bashkëpunimit ekonomik”, tha Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button