Askush nuk ka ilaç për të fituar Lirinë

Ka vazhduar dominimi i Lirisë, edhe në ndeshjen e katërt të sezonit, shkupjanët nuk njohin kundërshtarë dhe kanë shënuar edhe një fitore te thellë, kësaj radhe në Strumicë kanë mundur ekipin e këtij që mbanë dhe emrin e qytetit me rezultat 67:83, plot 16 pikë diferencë.

Në asnjë moment Liria nuk ka lejuar kundërshtarët që të marrin epërsinë, duke i mundur ata në secilin çerek (17:21, 16:17, 14:17 dhe 20:28).

Në këtë përballje më i mirë te Liria dhe në përgjithësi në lojë është treguar Dime Tasovski me 26 pikë, pastaj 21 pikë kishte shënuar Bojan Trajkovski dhe me 15 Marko Mijoviq, ndërsa te nikoqirët më i miri ishte me 23 Xhekiq, 14 pikë shënoi Hasanov dhe 13 Gërnçarov.

Ndeshja për një moment kur kishin mbetur edhe 3:52 minuta për tu luajtur, ishte ndërprerë, ndërsa në këto çaste Liria kishte diferencë 60:69.

Pas kësaj fitore Liria përsëri kthehet në pozitën e parë e vetmuar me 8 pikë të fituar, po aq pikë ka edhe Strumica, por me një ndeshje më shumë, ndërsa pasojnë ekipi i Kumanovës dhe Kozhuvit.

Ndeshjen e radhës Liria e luan në Shkup në sallën në Kala, ndërsa për kundërshtarë do të ketë Vardar Apave. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button