Todorov paralajmëroi kontroll më të madh në çerdhet e fëmijëve

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sot parashtroi  kallëzim penal kundër kopshtit “Detska Radost” në komunën e Gazi Babës, ndërsa në seancën e djeshme kuvendore është vendosur të bëhet inspektim më i madh në të gjitha kopshtet për fëmijë. Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov pas vizitës së Spitalit klinik në Manastir.

Trembëdhjetë fëmijë nga kopshti “Detska Radost” kishin simptoma të helmimit, prej të cilëve, në tre është konfirmuar prezenca e bakteries salmonela. Gjithashtu theksoi ministri, analizë e tilla do të bëhet edhe në të gjitha shkollat fillore ku shërbehet ushqim posaçërisht do të kontrollohet nëse kompanitë që e sigurojnë ushqimin apo kuzhinat ku përgatitet ushqimi kanë siguruar HACCP sistem.

Ai shtoi se kjo pritet të përfundojë deri në fund të vitit dhe në gjysmën e parë të janarit të vitit të ardhshëm do të kenë raport të hollësishëm për gjendjen nga ky aspekt në të gjitha kopshtet për fëmijë dhe në të gjitha shkollat në vend. 

Lajme të ngjashme

Back to top button