Ahmeti dhe Gruevski me besim më të madh te qytetarët

Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka besim më të madh te qytetarët, tregon hulumtimi i Qendrës për hulumtime dhe analizë i zbatuar me 3.672 të anketuar në gjashtë njësi zgjedhore.

Njeriu i parë i BDI-së Ali Ahmeti ka mbështetje prej 5,8 për qind të të anketuarve, përderisa Menduh Thaçi i PDSH-së ka 3,2 për qind. Gruevski, sipas sondazhit, ka 34,14 për qind besim te qytetarët, ndërsa lideri i LSDM-së opozitare Zoran Zaev ka besim prej 13,66 për qind. Besim në asnjë lider politika nuk kanë rreth 27 për qind të të anketuarve.

Në pyetjen për cilën parti politike do ta jepnin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 5,8 për qind e të anketuarve janë përcaktuar për BDI-në, për PDSH-në 3,3 për qind, 31,08 për qind të të anketuarve janë përcaktuar për VMRO-DPMNE-në, ndërsa 14,7 për qind për LSDM-në, përderisa me “nuk e di” janë përgjigjur 24,6 për qind. Për asnjë parti janë deklaruar 13 për qind.

Pothuajse gjysma e të anketuarve ose 44,5 për qind konsiderojnë se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, 29 për qind janë “për”, ndërsa me “nuk e di” janë përgjigjur 26,48 për qind.

Hulumtimi është zbatuar në periudhën prej 20 deri më 31 tetor sipas metodës së intervistimit në terren sy në sy, në territorin e Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button