Prokuroria do të ngritë aktakuzë ndaj Sami Lutës për rastin “Monstra”

Të hënën do të ngritët aktakuzë kundër të dyshuarit të shtatë për rastin Monstra, Sami Luta.  Avokati, Naser Raufi thotë se edhe pse mungojnë provat, prokuroria ka deklaruar se do ta ngritë aktakuzën. Mbrojtja paralajmëron ankesë ndaj kësaj aktakuze.

“Prokuroria deklaroi sot se edhe për Sami Lutën do të ketë aktakuzë. Nuk e kam pranuar ende, të hënën do ta pranoj dhe do të ankohem. Deri tani nuk kam prova që mund të ngrihet aktakuzë, por ndoshta në vetë aktakuzën do të prezantohen. Por edhe vetë dëshmitari thotë që personi nuk ka mundur te jetë në vendin e ngjarjes”, tha avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Në seancën e sotme për “Monstrën” janë prezantuar rezultatet e ekspertizës së dheut të gjendur në veturën Opel Omega, që dyshohet se është përdorur nga autorët e aktit. Rezultatet tregojnë se dheu i gjetur në veturë është i ndryshëm me dheun e rrethinës së vrasjes, fakt që shkon në favor të të akuzuarve, pasi prokuroria nuk po arrin ta bëjë lidhjen mes të akuzuarve, veturës dhe vendngjarjes.

“Sot e pranuam ekspertizën me shkrim nga ana e ekspertëve për dheun, dhe struktura e dheut është shumë divize dhe nuk tregon elementet e dheut që është gjetur në këtë lokalitet dhe në gjurmat e veturës. Për këtë arsye kërkojmë që eksperti të vjen në seancë dhe ti parashtrojmë pyetje si avokat mbrojtës”, deklaroi  Raufi.

Sami Luta u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë më 25 gusht të këtij viti. Për rastin e vrasjes së pesëfishtë pranë Liqenit të Smillkovës akuzohen 7 persona

Lajme të ngjashme

Back to top button