Rama: Nuk kam ardhur këtu për të sjellë porosi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse sjell porosi për emrin Gruevskit pas takimit me Papulasin tha se  “nuk ka ardhur këtu për të dhënë porosi dhe nuk do t’ia lejoja kurrë vetes që të merrja porosi”. 

“Kam ardhur këtu për të diskutuar, kështu siç diskutuam në mënyrë të hapur, të drejtpërdrejtë dhe miqësore për të gjitha çështjet në interes të përbashkët, dhe sigurisht, për ne, sa më shpejt Maqedonia të integrohet në NATO dhe BE aq më mirë është për rajonin, aq më mirë është për shqiptarët që jetojnë këtu dhe kudo që jetojnë, aq më mirë është edhe për maqedonasit”, ka thënë Rama, në takimin që kishte me kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Ne jemi në pritje dhe njëkohësisht në mbështetje të çdo zgjidhjeje dhe mirëkuptim mbi emrin dhe sigurisht jemi të bindur se çështja e emrit mund të zgjidhet dhe se me vullnet të mirë është një çështje e kapërcyeshme në funksion të një të ardhme që është e ardhme për të cilën të gjithë së bashku biem dakord, në NATO dhe BE”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button