Tetovë, arrestohen dy persona pasi kapen me lëndë narkotike

Natën e diel, gjysmë ore para mesnatës, në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë, është vërejtur një makinë “Peugeot” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 23-vjeçari SH.R. nga Tetova, dhe një bashkudhëtar U.I. (23) nga lagja Drenovec.

Kur kanë arritur para shtëpisë së tij, personi SH.R. ka zbritur nga makina dhe nga pjesa metalike e makinës ka nxjerrë qese plastike më material të panjohur, njofton SPB-Tetovë.

Të dy u arrestuan dhe janë dërguar në Stacionin Policor të Tetovës, pasi më parë në oborrin e shtëpisë janë gjetur 4 qese, ose në total prej 29 qese të tilla, kurse në makinë është gjetur edhe një thikë.

Të gjitha sendet e gjetura janë foto dokumentuar dhe janë marr për ekspertizë, dhe të arrestuarit janë liruar më vonë.

Pas pastrimit të plotë të të gjitha detajeve do të ndiqen me aplikimet e duhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button