Jankullovska përfiton tre vite shtesë përvojë pune

Për nëntë vitet e kaluara në pozicionin e ministres për punë të brendshme, Gordana Jankullovska sipas ligjit përfiton përvojë pune (stazh) shtesë prej 36 muaj, shkruan Plusinfo, transmeton Portalb.

Sipas ligjit për policinë, çdo ministër merr beneficion në stazh. Ligji thotë se për çdo vit që Jankullovska e ka kaluar në MPB ka fituar 4 muaj përvojë pune (stazh) shtesë.

Për nëntë muajt e kaluar në postin e ministres, ligji e shpërblen Jankullovskën me 36 muaj të tjerë shtesë, gjegjësisht tre vite të cilat do t’i evidentohen në përvojën e përgjithshme të punës.

Ministrat e paraprak në MPB kanë përfituar më pak. Hari Kostovit, i takojnë tetë muaj shtesë, Lubomir Frçkoskit 16 muaj dhe të ndjerës Dosta Dimovska, tetë muaj shtesë.

Ministre e MPB, Jankullovska, qëndroi më gjatë se të gjithë nëntë paraardhësit e saj nga gushti i vitit 2006 deri në maj të këtij viti kur dha dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button