Largoni përgjithmonë erën e duhanit nga shtëpia

Era e duhanit në shpinë tuaj është vërtetë e keqe. Përderisa është mirë që ju të mos pini duhan në shtëpi, për rastet kur keni mysafir apo festë dhe pini, këto janë disa këshilla se si ta largoni pastaj erën e shëmtuar të duhanit

Uthull ose thëngjill

Thëngjilli dhe uthulla i thithin dhe neutralizojnë erërat e pakëndshme. Në disa enë shtoni pak uthull vere ose copëza të thëngjillit aktiv dhe vendosni në dhomën ku pihet duhani. Nëse keni fëmijë apo kafshë shtëpiake të preferuara, enët vendosni nëpër vende të sigurta.

Parfumi

Spërkatni pak parfum mbi poçin e ftohtë. Kur të ndizet drita dhe poçi të nxehet, nëpër dhomë do të shpërndahet aromë e këndshme e cila së paku pjesërisht mbulon tymin e cigareve.

Zbutësi për rroba

Nëse vëreni se aksesorët tuaj të modës, si dorëzat, kapela apo shalli (shamia) kanë thithur erë duhani, por planifikoni t’i përdorni përgjatë ditës së nesërme, leni për një orë në vend të hapur që të ajrosen dhe pastaj përgjatë natës vendosni në qese plastike, bashkë me zbutësin në formë fashash (faculetash) apo qeseve aromatike për dollape.

Rëra për macat

Në shpuzore hidhni pak rërë ose edhe më mire rërë aromatike për mace. Rëra largon plotësisht erën e keqe të bishtave të cigares, si dhe më lehtë e pastroni shpuzoren.

Soda bikarbone

Në mbrëmje para fjetjes shpërndani sodë bikarbone nëpër qilim, mobilje dhe qosheve të dhomës ku është pirë duhan. Në mëngjes pastrojeni me fshesë korenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button