Turqi, AKP-ja kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve

Në Turqi janë publikuar të dhënat e para në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që u mbajtën sot në të gjithë vendin, raporton Anadaolu Agency (AA).

Bordi i Lartë Zgjedhor njoftoi rezultatet paraprake në lidhje me 69.2 përqind të votave të numëruara, ndërsa Partia e parë opozitare Partia Popullore Republikane deri më tani ka 23.04 përqind të votave.

Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) e opozitës ka marrë11.55 për qind të votave, ndërsa Partia Popullore pro-kurde (HDP) 10.46 për qind.

Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërkohë për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë, minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.

Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 16 parti politike dhe 21 kandidatë të pavarur.  Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor, Partia AK mori 40.87 përqind të votave dhe siguroi 258 vende në parlament, CHP mori 132 vende, kurse MHP dhe HDP morën nga 80 vende në parlament.

Parlamenti turk ka gjithsej 550 vende, kurse pragu minimal që duhet kaluar partitë është 10 përqind. Për formimin e qeverisë nevojitet më shumë se gjysma e deputetëve, ose të paktën 276 përfaqësues.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi mbahen çdo katër vjet. Procesi zgjedhor është i bazuar në bazë të 81 njësive zgjedhore, në po aq qytete të mëdha, kurse numri i përfaqësuesve nga çdo qytet vjen sipas kuotave të caktuara në bazë të regjistrimit të popullsisë. Stambolli siguron më së shumti përfaqësues- 88, pastaj Ankaraja 32, Izmiri 26, Bursa 18, ndërsa Konja 14 deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button